Kreshma e Krishtlindjes.

Dior

Administrator
Staff member
Më datë 15 Nëntor, filloi Kreshma e Krishtlindjes.

Rregullat e saj:
1.Gjatë gjithë Kreshmës nuk lejohet mishi dhe bulmeti.
2.Të hënave, të mërkurave dhe të premteve nuk lejohet peshku, vaji dhe vera.
3.Të martave, të enjteve dhe të shtunave, lejohet vaji.
4.Të shtunave, të dielave dhe në Festat e Mëdha (Hyrja e Shën Marisë në Tempull etj.) lejohet peshku. Nëse këto festa bien të mërkurave ose të premteve, vetëm vaji dhe vera lejohet.
5.Javën e fundit Kreshma bëhet më e fortë. Në fundjavë nuk lejohet as peshku.

Mbani mend: Çdo rregull varion sipas këshillave të Atit tuaj shpirtëror. Komunikoni me të.

Kreshmë të mbarë për ata që kreshmojnë dhe Perëndia u denjësoftë për Mbretërinë e Tij!
 
Back
Top